Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani dhe Zëvendës Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së  Estonisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Mati Maasikas, ku të dy bashkëbiseduesit kishin fjalën e tyre para opinionit.

Në fjalën e tij, Zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë konfirmoi determinizmin e Qeverisë lidhur me largimin e të gjitha pengesave që paraqesin pengesë për euro- integrimet tona në zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe mbylljen e çështjeve politike, mes të cilave është edhe marrëdhënia me fqinjët, por edhe miratimin e  ligjit të shfrytëzimit të gjuhëve.

“Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Estonisë deri në fund të vitit, periudhë të cilën vendi ynë vendosi t’i përkushtojë  reformave dhe gjitha pengesa tjera që vështirësojnë afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Qëllimi ynë është, deri sa vazhdon Kryesimi i Estonisë, t’i marrim hapat e para konkrete nga ana e Unionit që do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë”- theksoi Osmani gjatë takimit. Ai shtoi se është mirë që Republika e Maqedonisë, në këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian, ka miq dhe mbështetës, dhe se Republikën Estoneze e konsideron si aleat të tillë.

Global

Maasikas duke iu falënderuar mikpritjes dhe miqësisë të cilën e ndjen tani më në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, theksoi se BE-ja konfirmon pozitën e saj për mbështetjen në procesin e zgjerimit, ndërkaq Kryesimin i Estonisë dhe kryesimet e ardhshme të Bulgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme, moment të mirë, e cila nuk duhet të humbet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

 

“Jam i impresionuar nga përkushtimi i Qeverisë ta shfrytëzoje këtë moment. T’ju  përkushtohet reformave dhe shmangies që pengesave tjera në rrugën drejt Unionit. Zgjerimi është proces meritor, dhe gjitha vendet, që kanë aspirata dhe i përmbushin kushtet, duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian” – theksoi Maasikas gjatë fjalës së tij. Ai potencoi faktin, se të gjitha proceset e suksesshme integruese në Evropën Qendrore dhe Lindore janë ndërtuar me konsensus të fortë të brendshëm, duke ia rekomanduar atë përvojë Maqedonisë.  

T mobile In article [4]