Sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u realizua takim mes Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe Ambasadorit të Hungarisë Laslo Ishtvan Duks.

Në takim u diskutuan Reformat Urgjente Prioritare, të përfshira në Plani 3-6-9 të Qeverisë, realizimi i së cilës është në vijim. Zëvendëskryeministri Osmani, në kontekst të mbështetjes së procesit euro- integrues, theksoi se Hungaria është njëra nga mbështetëset më aktiv i Maqedonisë në këtë proces. Kjo Qeveri do të jetë  proaktiv dhe i përkushtuar procesit euro- integrues, respektivisht procesit të suksesshëm të zbatimit të angazhimeve të marra, Qeveria pret edhe hapa konkrete nga ana e Unionit në drejtim të përshpejtimit të këtij procesi. Për këtë arsye na nevojiten më shumë miq nga vendet anëtare të BE-së, të gatshëm të ndihmojnë në këto përpjekje”, tha Osmani, duke shtuar se valorizimi i përpjekjeve të vendit paraqet impuls të veçantë dhe nxitje për përkushtim më të madh drejt euro- integrimeve.

Zëvendëskryeministri Osmani theksoi se përveç avancimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve politike mes dy vendeve, dhe përskaj ndihmës së drejtpërdrejtë të Hungarisë në parandalimin dhe kontrollin e krizës së migrantëve e rëndësisë së veçantë është edhe bashkëpunimi i ngushtë mes administratave të vendosura në kuadër marrëveshjes për bashkëpunim, nga aspekti i shfrytëzimit të ekspertizës Hungareze në procesin euro- integrues. Në këtë aspekt, Maqedonia, Hungarinë e sheh si vend mik dhe mbështetës i procesit euro- integrues të vendit.