Skuadra e Shkëndijës u kualifikua në raundin e tretë të Ligës Evropa, pasi në ndeshjen e  kthimit u ndal në barazimin 1-1. Falë fitores në Strumicë me 3-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-2, skuadra kuqezi siguroi biletën e raundit të tretë , në të cilën do të ketë përball lituanezët e Trakait. Trajneri I Shkëndijës,  Qatip Osmani, pas ndeshjes u shpreh i lumtur për kualifikimin, duke theksuar se nuk tërhiqet nga receta e suksesit, analiza dhe  përgatitja për çdo ndeshje dhe çdo kundërshtarë që pason në garat evropiane. “E kaluam ekipin e Helsinkit, të cilin e respektojmë dhe e  vlerësojmë shumë….Helsinki ishte i detyruar që të sulmojë, sepse kishte një mungesë të dy golave dhe e paramendonim se do të kemi hapësirë për sulme të shpejta dhe kundërsulme. Disa herë arritëm por nuk shënuam , por u bazuam në hapjen  e Helsinkit…. Planet tona janë të përgatitmi ndeshje pas ndeshje…..dhe do të bëjmë çmos që të qëndrojmë sa më gjatë në Evropë,” deklaroi Qatip Osmani, trajneri i KF Shkëndija. Sfida e ardhshme evropiane për Shkëndijën do të jetë më 27 korrik në Lituani, në orën 19.00, përball skuadrës së Trakait.