Sot, në hapësirat e Klubit të deputetëve, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Ministria e Drejtësisë, organizuan takim pune dedikuar implementimit të reformave në Planin 3-6-9. Takimin e moderuan Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani, si koordinator për zbatimin e Plan 3-6-9, si dhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, përgjegjës për reformat në gjyqësi. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të institucioneve nën kompetencën e së cilës është zbatimi i masave për gjyqësi të parapara në Planin 3-6-9.

“ Në mënyrë efektive, profesionale, gjyqësi e paanshme është njëra nga parakushtet themelore në pjesën e Kritereve Politike për anëtarësimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Por, drejtësia e barabartë për të gjithë, gjykim pa ndikim, gjykatës me integritet të lartë dhe profesional, gjykim me afat të arsyeshëm apo gjyqësor efikas janë edhe parakusht themelor për zhvillimin civilizues të shoqërisë sonë” – deklaroi Bujar Osmani në fillim të takimit. Ai shtoi se prej 73 masave, të ndara në 11 fusha tematike në Planin 3-6-9, madje 13 reforma janë nga fusha e gjyqësorit, që tregon prioritetin e reformave në gjyqësor.

Zëvendëskryeministri theksoi se përmbajtja e Planit 3-6-9 është konsensus i siguruar shoqëror, si dhe e mbështetur edhe nga ana e partnerëve ndërkombëtar, duke shtuar se koha është për zbatimin e përforcuar të Planit. “ Qëllimi i takimit të sotëm është që të sigurojmë konsensus për zbatimin e masave të parapara në gjyqësi  që dalin si detyrim nga Plani 3-6-9, si dhe koordinimi, mbikëqyrja dhe informimi për zbatimin e reformave –  shtoi Osmani.

Në takim fjalën e tij kishte edhe Ministri i Drejtësisë Bilen Saliji, i cili shpjegoi se reformat në gjyqësi të parapara me Planin 3-6-9 dalin nga vërejtjet dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, Komisioni i Venedikut, GREKO, si dhe Raporti të grupit të ekspertëve e udhëhequr nga z. Rajnharde Pribe, por edhe udhëzime dhe indikacione te të gjithë Raportet tjera të organizatave relevante ndërkombëtare. “Lidhur me masat e parapara me këtë plan në veçanti do të theksoja si aktivitet i rëndësishëm marrja e Strategjisë për reforma në sektorin e gjyqësorit, si dokument që do të jep mesazh të plotë dhe të qartë për reformat në këtë fushë, në përputhshmëri me rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Komisionit të venedikut” – theksoi Saliji. Ai shtoi se për këtë qëllim në Ministrinë e Drejtësisë tani më është formuar grupi punues i përbërë nga përfaqësues të  pushtetit gjyqësor, profesorë si dhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë. Ata presin që ministri, më së voni deri në mesin e muajit shtator duhet të dalin me propozim versionin e Strategjisë.

Në takim mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publik, Petar Anevski si dhe përfaqësues tjerë të institucione gjyqësore.