Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropian, Bujar Osmani, nesër (20.07.2017 e enjte) në ora 09:00 në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të realizoj takim me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Estonez Mati Maasikas.

Në takim do të diskutohen prioritetet e Presidencës Estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe politika e zgjerimit, si dhe procesi euro-integrues i Republikës së Maqedonisë.

Para takimit është paraparë konferencë për shtyp nga ana e Zëvendëskryeministrit Osmani dhe Zëvendësministrit për Punë të Jashtme Estoneze Maasikas.

******

Gjithashtu edhe Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane nesër do të takohet me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, z. Mati Masikas.

Kam nderin t’ju informoj se nesër, 20 korrik 2017, me fillim në ora 10:00 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë (salla 5), Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Artan Grubi bashkë me anëtarët e Komisionit, do të kenë takim pune me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Estonisë, z. Mati Masikas.