Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka theksuar se LDK po bisedon me VV-në dhe këto bisedime duhet të intensifikohen.

Osmani, në emisionin “Info – Box” të “RTV Dukagjini”, ka thënë se nëse Ramush Haradinaj nuk arrin t’i garantojë 61 vota, duhet t’i jepet dikujt tjetër mandati për krijimin e qeverisë.

Ajo ka thënë se kushdo që i ka 61 vota, sipas kushtetutës, duhet ta marrë mandatin.

“Nuk duhet të jetë i dyti – mund të jetë dikush tjetër. LDK po bisedon me VV-në dhe këto bisedime duhet të intensifikohen. Duhet t’i mbledhim nënshkrimet. Në momentin që dështon mandatari i parë, ne të shkojmë të presidenti i vendit dhe të paraqesim mbështetjen e 61 deputetëve”, ka shtuar Osmani.

Global