Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot realizoi takim me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë, Daniela Barishiq.
Në takim Osmani informoi Ambasadoren Barishiq për Planin 3-6-9 e cila u prezantua dje për herë të parë para publikut dhe në të cilën janë shënuar Reformat Prioritare të Qeverisë për ç ‘frenimin e proceseve eurointegruese. “Kemi Qeveri reformuese, e cila që nga fillimi iu përkushtua zbatimit të reformave dhe pranimit të të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve nga ana e Bashkimit Evropian si dhe dokumenteve relevante që shënojnë gjendjen në Maqedoni” – theksoi Osmani.
Ai iu referua bashkëpunimit të ndërsjellë, duke rikujtuar aktivitete e shumta për shkëmbimin e përvojave mes dy vendeve, prej të cilave njëra nga më të rëndësishmet ishte tuning projekti i fundit për përforcimin e mekanizmave të BE-së për koordinim. Gjithashtu, në frymën e miqësisë së gjatë, Osmani kërkoi dhe mbështetje nga Kroacia për aspiratat evropiane të Republikës së Maqedonisë.
“Kroacia, si vend anëtar i BE-së dhe vend i rajonit, ka interes të posaçëm nga anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, ndërkaq si miku ynë, presim që të jetë vend lobues i proceseve euro- integruese të Maqedonisë, brenda Bashkimit Evropian”, theksoi Zëvendëskryeministri Osmani.
Në fund të takimit, bashkëbiseduesit u dakorduan se bashkëpunimi mes dy vendeve është miqësor, po që duhet të vazhdojë me intensitet më të lartë, Kroacia si vend më e re anëtare e BE-së ka përvojë më të freskët në procesin e bisedimeve me Unionin, e cila mund ti ndihmojë shumë Republikës së Maqedonisë.