Çifti i sapomartuar Orinda Huta dhe Turjan Hyska, pas dasmës më 27 korrik, po shijojnë për momentin muajin e mjaltit në Amsterdam. Të pakëta kanë qenë fotot që ka postuar këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orinda Huta, duke marrë parasysh evenimentin e rëndësishëm që ka pasur këto ditë.

Gjithsesi sot nusja e re ka postuar një foto së bashku më dhëndrin ku tregon edhe një ndryshim që ka bërë pas dasmës. Orinda mesa duket ka vendosur të lyej flokët karotë, siç thotë ajo për fiksim.

Ajo shkruan mbi foton ku shfaqet me Turin mjaft të qeshur “Për fixim por hera e parë dhe e fundit që ndodh”.

Orinda në fakt duket njësoj e bukur edhe me këtë ngjyrë flokësh, por bionde jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë dhe ndoshta duam kohë të mësohemi me këtë look të ri.