Këngëtarja e njohur Orinda Huta dhe prezantuesi me një të kaluar prej këngëtari, Turjan Hyska, i bënë premtime njëri-tjetrit para altarit. Por ajo që bërë përshtypje ishte pikërisht fakti se sot zbuluam një turi të Turjan kaq të ëmbël, i cili u përlot ndërsa mbante Orindën prej dore.

“Nuk kam frikë nga e ardhmja, sepse kam në krah një krijesë magjike, që shpresoj të jetë nëna e fëmijëve të mi të shumtë. Gjithë jetën do përpiqem vetëm që mos të ikë ai shkëlqimi nga sytë e tu dhe buzëqeshja që ke gjithmonë”, u shpreh Turi.

Çiftin e kurorëzoi në martesë vëllai i Turit dhe pasi u puthën, ai i prezantoi si çiftin “Hyska”. Kjo është fotoja e parë e Orindës nuse.