Avancimi i shëndetit dhe qasja në mbrojtjen shëndetësore për qytetarët, dhënia e udhëzimeve dhe stimulimi për aktivitete detajuese të cilat janë të domosdoshme për arritjen e progresit në sferën e shëndetësisë, është qëllimi i dokumentit të titulluar “Propozimi i organizatave qytetare për reforma demokratike urgjente” në pjesën e sferës shëndetësore, të cilin sot e prezentuan përfaqësues të disa organizatave qytetare, ndërsa i cili do të dërgohet deri tek të gjitha institucionet relevante.

Borjan Pavllovski, koordinator i programit “Shëndeti publik dhe shëndeti i grave” nga Shoqata për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave – ESB sot në takim me gazetarët tha se për sferën e shëndetit japin një sërë propozimesh për reformat sistemore, zhvillimin e sistemit shëndetësor dhe mbrojtjes shëndetësore. Theksoi se janë dhënë rekomandime të përgjithshme për zhvillimin e sistemit me përqendrim të veçantë tek grupet e ndjeshme, siç janë pjesëtarët e komunitetit rom, personat me HIV/AIDS, përdoruesit e drogave, personat me sëmundje kronike, sëmundje të rralla, personat transgjinor…

Ai theksoi se japin propozime dhe masa për zhvillimin e qasjes tek barërat, për kyçjen e organizatave të qytetarëve si ofrues të disa shërbimeve shëndetësore të caktuara, mundësimin e sigurimit shëndetësor për të gjithë, kuadrit përkatës dhe profesional për sigurimin e mbrojtjes shëndetësore dhe zhvillimin e diagnostikës.

“Insistojmë për përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe shoqatave të pacientëve në krijimin e politikave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe politikave shëndetësore në përgjithësi në procesin e monitorimit të zbatimit të politikave. Jemi angazhuar për buxhetim përkatës të të gjitha politikave shëndetësore. Strategjia “Shëndet 2020 nuk është shndërruar në Plan veprues”. Ekzistojnë shumë politika të tilla shëndetësore të cilat nuk janë shndërruar në plane vepruese konkrete”, tha Pavllovski.

Potencoi se, edhe pse sipas ligjit, të gjithë duhet të përfshihen me sigurimin shëndetësor, rreth 15 për qind e popullatës shëndetësore nuk është përfshirë dhe për këtë propozojnë masa konkrete.

T mobile In article [4]

Ai theksoi se propozojnë rishikimin e ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë, përforcimin e shërbimit të patronazhit me kuadër, pajisje dhe rregullore për punë dhe alarmojnë për zgjidhjen e problemit me mungesën e gjinekologëve amë në mbarë territorin e Maqedonisë.