Organizata Humanitare “El Hilal”, në kuadër të aktiviteteve të saj të rregullta programore, edhe sivjet organizon synetim falas të fëmijëve.
Të gjithë ata familjarë të kategorive të ndryshme të nevojtarëve, që kanë fëmijë për synetim dhe të cilët për shkaqe objektive nuk mund ta organizojnë vetë këtë akt fetar e shëndetësor, mund të paraqiten në të gjitha zyrat e “El Hilal”-it deri më 1.8.2017 ose në tel. 070/386-919, 070492977.
“El Hilal”-i, përveç synetimit falas nga mjek të specializuar, do të sigurojë veshjen tradicionale të synetisë për të gjithë fëmijët, peshqeshe për familjet dhe do të organizojë një drekë që do të jepet në manifestimin qendror në kalanë e Shkupit.
Global
Të interesuarit të paraqiten sa më herët sepse numri është i kufizuar.
T mobile In article [4]