Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban – i cili është akuzuar për nxitjen e antisemitizmit – e ka mirëpritur homologun e vet izraelit me një zotim publik, se do ta mbrojë komunitetin hebre të Hungarisë.

 Duke iu referuar bashkëpunimit të Hungarisë me nazistët, lideri djathtistë i tha Benjamin Netanyahut, i cili ndodhet në Budapest për një vizitë kontroverse: “Në Luftën e Dytë Botërore ne vendosem, në vend se t’i mbronim hebrenjtë, të bashkëpunonim me nazistët. Kjo gjë nuk do të ndodhë kurrë më,” transmeton Express.

“Ia bëra të qartë kryeministrit Netanyahu se qeveria do ta sigurojë pakicën hebre dhe se ne kemi tolerancë zero ndaj antisemitizmit,” ka thënë Obran.

Netanyahu ka thënë se Obrani e ka siguruar atë, në terma të paqarta, se qeveria hungareze iu qëndron pranë hebrenjve.

Vizita e Netanyahut – e para nga një kryeministër izraelit që nga rënia e komunizmit para tri dekadave – ka nxitur kritika të ashpra në Izrael, për shkak të një fushate të partisë së Orbanit, kundër miliarderit hebre George Soros, të cilën Netanyahu, i cili po ashtu e urren Sorosin, e ka përkrahur.