Opozita venezueliane bëri dje thirrje për një grevë 48 orëshe për të mërkurën dhe të enjten e ardhshme kundër presidentit Nicolas Maduro dhe drafit të propozuar prej tij për ndryshimet Kushtetuese.

“I bëjmë thirrje popullit, të gjithë sektorëve për një grevë qytetare 48 orëshe”, deklaroi gjatë një konference shtypi deputeti Simon Calzadilla në emër të Tryezës së Unitetit Demokratik (MUD), koalicioni i opozitës.

Ky deputet njoftoi gjithashtu për të premten e ardhshme, më 28 korrik, një marshim me kërkesën që presidenti Maduro “të tërheqë” projektin e tij të asamblesë kushtetuese.

Të dielën e ardhshme më 30 korrik, ose dy ditë më vonë pritet të zgjidhen 545 anëtarë të kësaj asambleje përgjegjës për të ripërpiluar Kushtetutën aktuale.

Global