3 mina me telekomandë dhe 6 aparate celularë të markave të ndryshme janë sekustruar në Elbasan gjatë finalizimit të operacionit policor të koduar “Specialisti”

Policia ka arrestuar tre shtetas ndërsa ka proceduar në gjendje të lirë një shtetase.

Në pranga kanë përfunduar Maksim Hekurani 26 vjeç, Nikolla Roxhe 21 vjeç, të dy banues në Vlorë si dhe Flamur Fejza, 38 vjeç banues në Elbasan.

Ky i fundit ndodhet i arrrestuar  në D.V.P Tiranë për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Penal.

Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K 42 vjeçe  banuese në Tiranë.

Policia e Elbasanit sqaron se “rreth orës 15:30 të ditës së djeshme në bashkepunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë  Shtetit kanë ushtruar kontroll në ambjentet e servisit të marrë me qera nga shtetasi Maksim Hekurani, banues në qytetin e Vlorës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë në keto ambjente u gjetën 3 (tre) copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande), të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse dhe magnet.

Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale tre copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande) dhe 6  aparate aparate celularë të markave të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.