Më shumë se 1 000 karabinierë morrën pjesë në një operacion të gjerë kundër Ndrangetas, mafja e fuqishme kalabreze, ku 116 anëtarë të kësaj organizate janë prekur nga mandate arresti, njoftoi sot media italiane.

Karabinierët ishin të mbështetur nga helikopterë, njësi me qen dhe specialistë në kërkimin e bunkerëve që përdoren si strehë për bosët e mafias.

Akuzat kryesore lidhen me krime të tipit mafioz, zhvatje, vjedhje, mbajtje e jashtëligjshme e armëve dhe të tjera, sipas medias.

Të paktën 24 familje mafioze Kalabreze ishin prekur nga ky operacion i gjerë që mundësoi zbulimin e strukturave të reja të Ndrangetas, disa lloj gjyqesh që supozohej të zgjidhnin konfliktet e mbrendshme mes klaneve të ndryshme kriminale.