Andrea Bertolacci është larguar nga Milani për tu huazuar te skuadra e tij e mëparshme, Genoa.
Pas blerjeve të fundit të Milanit, mesfushori italian ka marrë vendimin për tu larguar nga “San Siro”, pasi e di shumë mirë që minutat e tij do të jenë të pakta me klubi9n kuqezi.
“Klubi i futbollit Genoa njofton se kemi formalizuar nënshkrimin e përkohshëm të mesfushorit Andrea Bertolacci. Për lojtarin që ka pesë paraqitje me Italinë, është një kthim në klubin më të vjetër në Itali, me të cilin ai kishte bërë 88 paraqitje në ligë, duke shënuar 12 gola, gjatë tre sezoneve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Genoa.
26-vjeçari ishte në një marrëveshje bashkëpronësie me Romën, klubin ku ai filloi karrierën e tij, derisa Giallorossët blenë gjysmën tjetër të kontratës së tij në vitin 2015.