Një sasi e madhe droge, rreth 15 ton kanabis sativa është sekuestruar në orët e mesnatës në Vlorë.

Ka qenë një operacion i madh i drejtuar nga vetë kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, që ka çuar në pranga disa persona, ndërsa janë sekuestruar  disa tonë drogë.

Operacioni është bërë nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH. Operacioni u drejtua nga Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Gentian Shehaj.

Në operacion ka qenë i pranishëm edhe Drejtori i Përgjithshëm i SHÇBA, Eduart Merkaj.

Në fshatin Llakatund të Vlorës është sekuestruar një sasi disa tonësh me lëndë narkotike kanabis sativa.

Janë sekuestruar edhe 5 armë zjarri kallashnikov. Lënda narkotike u gjet në dy banesa në fshatin Llakatund. Shoqërohen në polici disa persona.