Nga fillimi i këtij vitit në botë e humbën jetën mbi 3.200 emigrantë dhe refugjatë, ndërsa më shumë, mbi 2.300 viktima, ka në rrugën migruese përmes Detit Mesdhe, njoftoi sot Organizata Ndërkombëtare për Migrim (ONM).

“Nga fillimi i vitit, deri më 12 korrik në vende të ndryshme nëpër botë e kanë humbur jetën 3.228 persona, ndërsa pothuajse tre të katërtat prej tyre e kanë humbur jetën në Detin Mesdhe, njoftoi në brifingun në Gjenevë zëdhënësi i ONIM”, Xhoel Milman.

Siç njoftoi TASS, në krahasim me vitin 2016 shënohet numër shumë më i madh i viktimave në Afrikën Subsahariane dhe Detin e Karaibeve, por ka më pak viktima në Lindjen e Afërt dhe në Afrikën jugore, theksoi ai.

Si edhe vitin e kaluar, më shumë viktima ka në Detin Mesdhe, sepse nga fillimi i vitit atje janë mbytur dhe zhdukur 2.357 emigrantë dhe refugjatë. Në Afrikën Veriore kanë vdekur 265 persona, në rrugën nga Meksiko për në SHBA 149, në Afrikën Subsahariane 136, në rajonin e Bririt të Afrikës 103, në rajonin e Karaibeve 91, ndërsa në Azinë Juglindore 45 persona.