Olta Gixharri është pjesë e jurisë së festivalit të filmit ndërkombëtar “PriFilm Fest” në Prishtinë. Aktorja është parë sot në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në teatrin kombëtar të Kosovës.

Ajo wshtw shfaqur e veshur një fustan tejet transparent, që i tregon të brendshmet e zeza, por edhe pjesët e trupit. Theksojmë se bukuroshja ka qenë pjesë e jurisë së kategorisë së filmave evropianë së bashku me britaniken Lucinda Coxon dhe Dervish Zaim.

Në festival janë shfaqur më shumë se 80 filma ndërsa kanë marrë pjesë shumë personalitete vendore dhe ndërkombëtare.

 

Global

Comments are closed.