Ka nisur rrugëtimin edicioni i nëntë i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Prishtinë, “PriFest”, i cili zgjat deri më 20 korrik, ndërsa do të shfaqen mbi 80 filma. Filmi i regjisorit Edon Rioizvanolli, “T’Padashtun”, ka hapur siparin e festivalit.

Një prej anëtarëve të jurisë së kategorisë së filmave evropianë është edhe Olta Gixhari së bashku me britaniken Lucinda Coxon, dhe Dervish Zaim.