Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se si asnjëherë më parë, janë të shqetësuar për krizën në Venezuelë, duke i bërë thirrje qeverisë dhe opozitës të vendosin një dialog i cili do të zgjidh në mënyrë paqësore krizën në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Kriza e thellë politike, nga fillimi i prillit të këtij viti është duke u manifestuar me protesta masive dhe trazira në rrugët e Venezuelës.

Presidenti i vendit, Nicolas Maduro, akuzoi opozitën se në bashkëpunim me grupet radikale janë duke shkaktuar trazira në vend, ndërkohë që opozita proteston kundër regjimit të Maduros të cilin e akuzon për përdorim të tepruar të forcës.

Global

“Si asnjëherë më parë jemi të shqetësuar për situatën në Venezuelë. OKB dhe e gjithë bashkësia ndërkombëtare dëshiron paqe dhe demokraci në këtë vend”, tha Guterres në një deklaratë me shkrim.

Duke theksuar se qeveria e Venezuelës dhe opozita e saj duhet urgjentisht të vendosin një dialog për tejkalimin e krizës në mënyrë të qetë, Guterres tha se fanatizmi, dhuna dhe abuzimi i pozitës zyrtare janë të patolerueshme në shoqëritë moderne.

T mobile In article [4]

“Zgjidhja nuk mund të arrihet me imponime. Mënyra e vetme për të dalë nga kriza është respektimi i të drejtave themelore, të kushtetutës dhe mbajtja e zgjedhjeve demokratike”, tha Guterres sipas të cilit rrugën e daljes nga kriza duhet ta gjejë vetë populli i Venezuelës, ndërsa komunitetit ndërkombëtar do të mbështesë dialogun politik që “është e vetmja shpresë për një të ardhme më të mirë të vendit.”