Sektori civil  kërkon vendosjen e një menakizmi të jashtëm kontrollues mbi policinë si dhe përmirësim të mekanizmit ekzistues të brendshëm. Mes tjerash, OJQ-të kërkuan transparencë më të madhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, për kthimin e besimit të qytetarëve në këtë institucion.

 Është e paraparë përmirësim ose përforcim  në kontrollin e brendshëm ekzistues në lidhje më punën e policisë që ekziston në suaza të Ministrisë së Brendshme kjo si  rezultat i dobësimit I evidentuar nga raporti I BE  dhe uljes së besimit nëpërmjet vendosjes  ne rritjen e debateve publike dhe formimin e grupeve punuese që do të punojë në ndryshimet ligjore – deklaroi Andrea Stojkovski, Qendra për strategji evropiane – Eurothink.

Ata presin që me përfshirjen më të madhe edhe të Prokurorisë Publike, Ministrisë për Punë të Brendshme, Avokatit të Popullit do të arrijnë që në një periudhë prej 9 muajsh të aplikojnë këto mekanizma në lidhje me punën e policisë. Pas përgjimeve masive të publikuara në vitin 2015, sektori civil vlerëson se ka nevojë për mekanizma kontrolluese edhe mbi punën e DSK-së dhe procesit të ndjekjes së komunikimeve.

Në lidhje me gjykata këtu do duhet te aplikohet metoda e njëjtë siç është në MPB. Që do të thotë çdo  1 vit gjyqet të kenë patjetër të shpalosin të dhëna, se sa here prej tyre është kërkuar ndjekje e telekomunikcioneve për çfarë arsye është kërkuar dhe nëse është refuzuar ndonjëra sa prej atyre  kërkesave janë refuzuar. Pjesa e dyte janë operatorët telefonik njëjtë që në çdo 1 vjet të ketë raport me statistika sa here prej tyre është kërkuar për sa numra është dashur të përgjohen – shtoi Stojkovski.

Këto kërkesa ishin pjesë e dokumentit të përgatitur nga  146 përfaqësues prej 73 organizatave, punëtorë shkencorë dhe ekspertë të pavarur./alsat-m

T mobile In article [4]