Ofertë shokuese e Tianjin Quanjian për Alvaro Morata: 150 milionë euro për Real Madrid dhe 30 milionë euro në vit për futbollistin, për pesë vite. Një ofertë e pabesueshme e raportuar nga disa media spanjolle, të cilat i referohen gjithashtu edhe një refuzimi të prerë nga ana e vetë futbollistit.

Morata dëshiron të qëndrojë në Europë dhe prej kohësh ka përfunduar në objektivin e Chelseas së Antonio Conte. Blutë e Londrës janë të gatshëm të ofrojnë 80 milionë euro për Real Madrid dhe një pagë prej 12 milionë euro në vit për futbollistin. Gjithsesi është mur i Florentino Perez për momentin, ndërkohë që Alvarò Morata nuk është i lumtur të qëndrojë në pankinë në Bernabeu.