Ministria e Punëve të Brendshme, krahas inspektimit të tregut dhe atij komunal, që të kyçet në zgjidhjen e problemit me tregtarët ilegal të cilët në rrugë, prej kamionëve, shesin fruta dhe perime sezonale, kërkon edhe prej Grupacionit të tregjeve në kuadër të Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Sipas Grupacionit, këta shitës ilegal jo vetëm se në mënyrë ilegale tregtojnë dhe krijojnë konkurrencë jolojale, por edhe e rrezikojnë sigurinë në komunikacion dhe në mënyrë shtesë e ndotin mjedisin, duke krijuar mbeturina. Humbja financiare, nga ana tjetër, për shkak të veprimit të pakontrolluar të tyre nëpër rrugë, është 20 për qind e të ardhurave të përgjithshme të organizatorëve të tregjeve.

“Inspektimi i tregut del në terren, por nuk mundet në mënyrë ligjore t’ua konfiskojë mallin. E njëjta vlen edhe për shërbimet komunale. Prandaj kërkojmë intervenim prej MPB. Vetëm në këtë mënyrë, me veprime të përbashkët, të koordinuara të të gjitha institucioneve, mund të tejkalohet problemi i cili zgjat me vite dhe për të cilin tregtarët ankohen vazhdimisht”, tha në konferencën për shtyp Daniela Mihajllovska Vasilevska nga Oda.

Kryetari i Grupacionit Sasho Stamatov theksoi se edhe pse marrja me qira e hapësirës së tregjeve për shitje prej kamionëve kushton 9.000 deri në 12.500 denarë kundrejt qirasë në tezgë e cila është prej 3.000 – 5.500 denarë, ky nuk është problemi kryesor.

“Për tregtarët ilegal ky çmim nuk është i lartë dhe e paguajnë, por në vend se të shesin në këtë hapësirë, lënë kamion të zbrazur dhe përsëri, me dy apo tre kamionë të tjerë shkojnë nëpër rrugë dhe ofrojnë fruta dhe perime. Kështu praktikisht nuk kanë konkurrencë dhe dobinë e kanë më të madhe në vend se të stacionohen së bashku me tezgaxhinjtë e vjetër në treg”, theksoi Stamatov.

T mobile In article [4]

Problemi me shitësit prej në kamionë nëpër rrugë më i përfaqësuar është komunat e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, në Manastir, Veles, Kumanovë, Tetovë, Gostivar,… Grupacioni vlerëson se ata mund të sanksionohen përmes Ligjit për pastrim publik ose për shkak të rrezikimit të sigurisë në komunikacion.