Organizata  Botërore e Shëndetësisë (OBSH) sot doli me të dhëna më të reja prej 28 vendeve, që paraqet 70 për qind nga popullata e përfshirë nga epidemia globale e hepatitit, të cilat tregojnë intensifikim të përpjekjeve për eliminimin e sëmundjes.

Të dhënat e publikuara në Ditën botërore të luftës kundër hepatitit, tregojnë pothuajse të gjitha 28-të vendet kanë krijuar komisione kombëtare në nivel të lartë për eliminimin e hepatitit, ndërsa më shumë se gjysma e tyre kanë investuar mjete për financimin e luftës kundër hepatitit.

Në ditën e luftës kundër hepatitit, OBSH u bëri thirrje vendeve premtimet e tyre t’i shndërrojnë në përpjekje të përforcuara për eliminimin e hepatiti. Këtë javë OBSH, gjithashtu, shtoi trajtim të ri gjenerik në listën e saj me ilaçe, që shkruhen për trajtimin e hepatiti C dhe e promovon parandalimin përmes vendosjes të sigurt të injeksioneve – faktor kyç në uljen e transmisionit të hepatiti B dhe C.

Nga hepatitit deri në vitin 2015 në mbarë botën janë infektuar 325 milionë persona, ndërsa 257 persona vuajnë nga hepatiti B, ndërsa 71 milionë nga hepatiti C, dy janë hepatite vdekjeprurëse prej pesë llojeve të tij.