Më shumë se 2.1 miliardë njerëz nuk kanë qasje në ujë të pastër dhe të pijshëm në shtëpitë e tyre, kurse 4.5 miliardë jetojnë pa kushtet themelore sanitare, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), transmeton Anadolu Agency (AA).

Në raportin e OBSH-së dhe Fondit Ndërkombëtar të OKB-së për Fëmijët (UNICEF) thuhet se mbi 844 milionë njerëz në mbarë botën nuk kanë qasje në ujë të pijshëm.

“Uji i pijshëm, kushtet higjieno-sanitare në shtëpi nuk duhet të jenë privilegj vetëm i të pasurve dhe atyre që jetojnë në zonat urbane”, tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Duke theksuar se fëmijët janë të kërcënuar nga sëmundjet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm dhe sanitarisë, Adhanom shtoi se çdo vit më shumë se 360 mijë fëmijë nën moshën pesë vjeçare vdesin nga diarrea.

Rreth 263 milionë njerëz në mbarë botën shpenzojnë më shumë se 30 minuta, për të mbushur ujë nga burime të ndryshme jashtë shtëpisë, ndërsa 159 milionë janë vazhdojnë të pijnë ujë të ndotur nga burimet sipërfaqësore si përrenj ose liqene, thuhet më tej në raport.