Ministria e Punëve të Brendshme është duke vepruar në pajtim me procedurat dhe rregullat ligjore për hulumtimin e mëtutjeshëm të disa informacioneve në lidhje me objektin në të cilin, sipas Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale është mbajtur mësim i shoqëruar me ceremoni fetare. Nga MPB-ja thonë se, të përballur me  rritjen e përpjekjeve për radikalizmin e qytetarëve të rinj, MPB në bashkëpunim me institucionet tjera kompetente po ndërmerr masa dhe veprime për parandalimin e radikalizimit të kategorive të  rrezikuara, me theks të veçantë nxënësit dhe fëmijët e moshës parashkollore.

“Janë duke u krijuar programe dhe projekte të zbatueshme për deradikalizimin dhe parandalimin e radikalizimit, ku aktivisht janë përfshirë disa aktorë shoqërorë – organe të administratës shtetërore, organizata joqeveritare dhe bashkësi fetare. Identifikimi në kohë dhe parandalimi i këtyre fenomeneve të sigurisë do të jetë prioritet edhe në strategjitë e reja për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm”, nga MPB.

Përndryshe, inspektoratet e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale zbuluan se në një shtëpi private të transformuar në çerdhe për fëmijë, mbahet mësim fetar për fëmijët e moshës prej 6 deri 11 vjeç. Kjo çerdhe nuk është e regjistruar në regjistrin e çerdheve publike apo private. Në çerdhen “Bleta” fëmijët mësojnë lutje, rituale dhe recitim të Kur’anit. Sipas ligjit, mësimi fetar nuk është i lejuar në institucionet parashkollore. Organizata humanitare “Mustafa Pasha” në pronësi të së cilës është objekti, është regjistruar si fondacion për arsim, kulturë dhe ndihmë humanitare në vitin 2012 dhe ka 11 pronarë.

Global

“Kontrolli është kryer në bazë të dispozitave të Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve pas informacioneve për kryerjen e veprimtarisë: edukim i fëmijëve në institucion të paevidentuar në regjistrin e institucioneve për fëmijë pranë Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale dhe se i njëjti vepron në kundërshti me ligjin”, nga Ministria për punë dhe politikë sociale.

Nga Komiteti i Helsinkit thonë se nuk mund të lejohet që fëmijët të detyrohen të praktikojnë rite fetare në çerdhe për fëmijë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e Avokatit të Popullit kërkojnë përgjegjësi për personat që e kanë lejuar funksionimin e kësaj çerdhe. Reaguan edhe nga partitë politike. Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së Tomisllav Tuntev është kundër përzierjes së religjionit në çerdhe. Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi nga Ministria për punë dhe politikë sociale të ndërmerr masa urgjente  për zgjidhjen e rastit, ndërsa nga BDI njoftuan se janë kundër arsimimit jashtë-institucional. Ndërkohë, nga Lëvizja Besa deklaruan se sistemi arsimor në Maqedoni duhet të ndërtohet mbi bazën e vlerave shoqërore dhe morale./tv21

T mobile In article [4]