Thuhet se faktorë psikologjikë të tillë si emocionet, fshihen prapa veprimeve të ndryshme të njerëzve.

Sipas një studimi personat të cilët ndihen sikur kanë humbur kontrollin mbi ambientin të cilin i rrethon si familja ,puna ,shoqëria,blejnë më shumë produkte pastrimi, qetësues dhe qumësht të skremuar se të tjerët. Blerësit me gjasë besojnë se cilësitë  të cilat lidhen me zgjidhjen e problemeve – ose në rastin e qumështit të skremuar, i cili lidhet me shëndetin dhe funksionalitetin – do t’u ndihmojnë atyre të ndihen sikur kanë më shumë kontroll mbi jetën e tyre.

Perceptimet mbi kontrollin shfaqen në shportën tuaj  thonë studiuesit. Blerësit që më parë rikujtuan  ndjenjën e humbjes së kontrollit blenë më shumë se dyfishin e numrit të produkteve “utilitariste”, si mjetet dhe pajisjet për pastrim, se sa blerësit e tjerë. Ndërsa hulumtimet e mëparshme kanë treguar se njerëzit materialistë kanë tendencë të shpenzojnë për të blerë kur  ndihen të shqetësuar dhe njerëzit e vetmuar  u drejtohen  dyqaneve të shtyrë nga po të njëjtat ndjenja. Studimi i dyqaneve ushqimore dhe sjelljes konsumatore , janë ndër të parat që lidhin  mungesën e kontrollit të perceptuar me zgjidhjen e  produkteve  “utilitare” e cila është një mënyrë e mirë për të pasur parasysh ndërlidhjen e tyre dhe ndikimin të cilin kanë ndjenjat në shpenzimet  mujore. /Telegrafi/