Një 18 vjeçar ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj  ish- mësuesit të tij. Ngjarja e cila ka terrorizuar komunitetin ka ndodhur në Hull në Angli.

Christian Dawson u la i verbër për 24 orë pas sulmit më këmbë nga 18- vjeçari.

Lucas Mikoliunas, i cili e sulmoi ish- mësuesin e tij teksa ky i fundit ishte duke ecur. Dawson nuk e ka para agresorin kur e ka qëlluar dhe e ka mësuar kur ka dalë nga spitali.

Mësuesi ka bërë denoncim në polici lidhur me ngjarjen dhe adoleshenti është arrestuar.

40 – vjeçari i është nënshtruar disa operacioneve pasi ka marrë dëmtime serioze në fytyrë dhe në trup.