Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë, ku një e re 28 vjeçare ka rrahur barbarisht ish vjehrrën e saj.

Shkak i dhunës së të resë është bërë një vendim gjykate, e cila i jepte të drejtë ish vjehrrës së 28 vjeçares, që të mbante mbesën e mitur 5 vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Më  datë 08.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.D, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish vjehrrës V.P, vjeç 58, si dhe ka kundërshtuar vendimin e gjykatës duke mos i dhënë mbesën e mitur me iniciale N.F.P, 5 vjeçe. Po Punohet për kapjen e V.D. Nenet 90 e 321 të Kodit Penal.