Përdorimi i drogës dhe substancave tjera narkotike vazhdon të jetë një problem shqetësues dhe mjaft i përhapur në Kosovë.

Madje vitet e fundit përdorimi i tyre është dyfishuar.

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë vetëm për vitin 2016 ka identifikuar 1166 raste të përdorimit të substancave narkotike,  ku prej tyre  1 mijë e 51 janë shqiptar, 12 serb dhe 103 janë të tjerë, shkruan Indeksonline.

Se numri i përdoruesve të këtyre substancave është dyfishuar në krahasim me vitin e kaluar, tregojnë statistikat e Policisë për dy vitet e fundit.

Përderisa në vitin 2015 kanë qenë 594 përdorues të drogës  meshkuj, ky numër është rritur dukshëm në vitin 2016 ku janë identifikuar 1166 raste që policia ka konfiskuar substanca narkotike dhe ka arrestuar persona.

Mirëpo, jo vetëm meshkujt janë përdorues të tyre. Edhe femrat  janë përdoruese mirëpo dukshëm më pak, ku në vitin 2015 janë arrestuar 20, ndërsa në vitin 2016, ky numër është rritur në 40.

Sa i përket asaj sa a kultivojnë apo posedojnë më shumë, nga të dhënat e Policisë së Kosovës, del të jetë posedimi më i madh.

Me trafikim të substancave narkotike kanë qenë 198 raste ne vitin e kaluar, ndërsa me posedim 799 raste, shkruan Indeksonline.

Mirëpo, edhe kultivimi i tyre është rritur nder vite. Në vitin 2015 rastët ku është zënë kultivimi i drogave ka qenë 41 ndërsa ky numër është rritur në 85 raste në vitin 2016.

Sa i përket llojeve të drogës me të konsumuara, ato kanë ndryshuar ku disa prej tyre janë rritur.

Sipas kësaj tabele, Marihuana  dhe Ekstazy del të jetë me e përdorshme nga konsumuesit e këtyre substancave.

Nga konfiskimet në vitin 2015, është zënë 461kg 721g,ndërsa në vitin 2016, 1146 kg 949.4 gr.Edhe lloji i drogës Ekstazy që në vitin 2015 është konfiskuar  265 gr sasi, në vitin 2016 ka qenë  699.63 gr sasi e konfiskuar nga përdoruesit.

Pas këtyre edhe kokaina dhe Bimë të kanabisit janë konfiskuar në sasi të mëdha.

Këto konfiskime dhe arrestime Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë i ka realizuar në funksion të Strategjisë Kombëtare kundër drogave dhe legjislacionit në fuqi për parandalimin dhe luftimin e trafikimit me narkotikë.

Në përgjigjen e zyrës për informim të PK-së thuhet se do të ndërmarrin masa të ashpra ligjore kundër personave që përfshihen në trafikim me substance narkotike.

“Policia në bashkpunim edhe me autoritetet e tjera relevante në vazhdimësi po punon për parandalimin e rastëve të abuzimit me substanca narkotike, megjithatë në aspektin ligjor ne do të ndërmarrim masa të ashpra ligjore ndaj të gjithë atyre që janë te involvuar në trafikim me substanca narkotike dhe vepra tjera të kundërligjshme që rrezikojnë shëndetin e te rinjëve tanë” thuhet në përgjigjen e PK-së, shkruan Indeksonline.

PK i ka bërë thirrje institucioneve tjera që të vetëdijësojnë rininë lidhur me rrezikun që vijë nga drogat, duke shprehur gatishmëri për  bashkëpunim për një ambient të sigurtë për të gjithë.

Global