Gjatë gjithë ceremonisë së betimit dhe inaugurimit të Kreut të Shtetit, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, bashkëshortja e Presidentit të ri Ilir Meta, merri rolin e saj si Zonjë e Parë.

Duke nisur nga parlamenti, ku në vendin e familjes ishin vetëm 3 fëmijët e Metës, duke vijuar me mungesën në takimin mes familjeve presidenciale në Presidencë, në foton e Presidentit Meta me 3 fëmijët dhe më pas në takimin me bashkëshortin, Monika qëndroi ‘stoike’ në premtimin e saj se nuk do të ishte Zonjë e Parë.

Në kohën që Meta ka pritur shtrëngimin e duarve me të pranishmit në Presidencë, Kryemadhi e ka përshëndetur formalisht, pa iu afruar, pavarësisht se para saj deputetja Arta Dade pati një takim miqësor me Metën.

Me të njëjtën mënyrë ka përshëndetur edhe fëmijët e saj që prisnin ‘mysafirët’.

 

T mobile In article [4]