Kylian Mbappe vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes pasi shumë klube të mëdha interesohen për të marrë shërbimet e tij.

“Sulmuesi francez do të qëndrojë tek Monaco”. Kështu u shpreh drejtori sportiv i skuadrës franceze, Antonio Cordon.

“Unë mendoj se ai dëshiron të qëndrojë këtu me ne. Nuk jam në dijeni të ketë ndonjë ofertë nga Real Madrid”, tha ai.

18-vjeçari francez ka qenë tema më e nxehtë e kësaj vere, pas po kërkohet nga skuadra si Real Madrid, Barcelona dhe PSG.