Massimo Moratti beson se Luciano Spalletti është njeriu i duhur për të udhëhequr Interin, por pranon se ai nuk e priste aktivitetin kaq të madh të Milanit në merkato.
Ish-presidenti i zikaltërve nuk i ka kursyer elozhet për trajnerin e ri i cili sipas tij pritet të kthejë skuadrën tek sukseset e njëpasnjëshme , shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.
“Ne gjithmonë e kemi Jose Mourinhon si shembullin e një trajneri ideal të Interit. Unë mund të them Spalletti ka karakter të madh dhe është një profesionist serioz. Unë mendoj se Interi ka nevojë për të përmirësuar mbrojtjen, ndërsa në sulm unë shpresoj që Mauro Icardi të fillojë të gjejë veten. Milani po lëviz shumë mirë dhe për të qenë i sinqertë, nuk e prisja gjithë këto transferime të mëdha. Juventus gjithmonë bën marrëveshje shumë të mençura dhe ne duhet të shohim nëse ata do ta kapërcejnë zhgënjimin në finalen e Champions Leagues”, u shpreh ai.