I riu është rrëfyer mes lotësh për atë që kishte ndodhur, duke u shprehur se ishte një debat nga ata të zakonshmit që kishte me të atin, por për një moment situata i doli nga kontrolli. “Nuk doja të ndodhte kështu. As vetë nuk e di si e kam shkrepur armën. Nuk doja të vrisja njeri, por isha shumë i tronditur”, ka deklaruar 21­ vjeçari në Polici.

I vetëdijshëm se i ati kishte ndërruar jetë, ai ka pyetur herë pas here oficerët e Policisë për gjendjen e nënës së tij, duke u interesuar nëse ajo ishte ende në jetë apo jo, shkruan Panorama sot.  Ai ka shpjeguar edhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, duke treguar se debati me të atin kishte ndodhur për një mur që ata po ndërtonin, në formën e një shtese brenda oborrit të shtëpisë. Sipas tij, ai nuk kishte punuar sa duhet dhe i ati i kishte kërkuar llogari. Por duke qenë se gjatë këtyre ditëve nuk ka qenë mirë psikologjikisht, situata i ka dalë nga kontrolli.

Ai ka treguar se punimet në shtëpi po kryheshin pasi po përgatiteshin për dasmë. Në mes të gushtit ai martonte motrën e madhe. Autori është djali i vetëm i familjes Metallari, të ardhur nga Kukësi prej disa vitesh, ndërsa ka edhe dy motra. “Po përgatiteshim për dasmën e motrës në gusht. Unë shkatërrova gjithçka”, është shprehur ai mes lotësh

Global

Comments are closed.