Drejtuesit e Milanit janë vënë pas sulmuesit italian, Andrea Belotti, i cili ka klauzolë prej 100 milionë eurosh.

Sipas “Tuttomercatoweb”, Milan nga 40 milionë euro ka rritur ofertën në 50 milionë euro dhe përveç M’Baye Niang, ata kanë ofruar edhe shërbimet e Manuel Locatelli.

Në rast se refuzohet kjo ofertë, atëherë Milani si pjesë të marrëveshjes mund të përfshijë edhe lojtarin e tretë, qendërmbrojtësin Gabriel Paletta.