Bukuroshja Nora Muja, e cila këtë vit ‘rrëmbeu’ epitetin e më të bukurës së Kosovës, dje mori edhe një çmim shumë të rëndësishëm.
Në El Goule mbrëmë është mbajtur eventi “Miss Globe of the World”, ku Nora përfaqësoi Kosovën.
Përmes profilit të saj në Instagram, Nora ka bërë të ditur se ka fituar çmimin “Miss Globe 2017”.
“MISS GLOBE 2017 of the World
for the first time from
#MissKosovo#TopModelKosovo#MissGlobe” ka shkruar bukuroshja sipër fotos në të cilën shihet me kurorën fituese.
Ndërsa pas lajmit që ka fituar çmimin, ajo mori urime të panumërta nga ana e fansave të saj.