Edhe një largim tjetër nga Manchester City.
Sulmuesi Nolito nuk është më pjesë e klubit nga qyteti i Manchesterit.
Ai është rikthyer në La Liga dhe në edicionin e ri do të luajë për Sevillan, përcjellë “Lajmi.net”.
Lajmi është zyrtarizuar nga faqja zyrtare e Sevilas në internet.
Nolito ishte transferuar te City verën e kaluar për 18 milionë euro nga Celta Vigo.