Noizy dhe Ledri janë dy nga reperët më të mirë shqiptarë të momentin, të cilët në të kaluarën janë përfolur shpesh për sherret mes tyre.

Gjithçka ka nisur nëpërmjet “diss”-ave përmes këngëve, por që më pas ka përfunduar deri edhe në përdorimin e grushteve dhe shkelmave

Por duket se reperët janë maturuar mjaftueshëm, kanë lënë pas çdo ngatërresë mes tyre dhe tashmë kanë ndërtuar një shoqëri të mirë.

Sot Ledri Vula feston ditëlindjen dhe mes urimeve të shumta që mori që në orët e para të kësaj dite, ishte edhe urimi i Noizyt.

“Edhe 100 tjera”, shkruan Noizy sipër fotos së Ledrit, në të cilën tregoi se ka mbushur plot 31 vjet.