Majmuni Romany, në kopshtin zoologjik në Birmingham Wildlife Conservation Park ka një ngjashmëri shumë të madhe me majmunët e tjerë.

Romany u vjedh vizitorëve dhe kujdestarëve të kopshtit zoologjik telefonët për të bërë një selfie, dhe pastaj i lëshon ata. Kështu një ditë kujdestarja e këtij kopshti Rebecca Linarts nuk po e gjente Iphone e saj, dhe më pas e pa majmunin Romany duke bërë një selfie, transmeton gazetametro.net

Ky nuk është rasti i vetëm, pasi që kujdestarët e kopshtit zoologjik kanë treguar se Romany shumëherë u ka vjedhur vizitorëve Iphonet e tyre, madje ajo çka i çuditë ata është se zakonisht telefonët e zgjuar të kompanisë Apple janë në duart e tij, dhe kjo nuk dihet a është e qëllimshme apo rastësi.

Majmuni Romany është adhurues i “selfie”, kjo vërhet shumëherë kur vizitorët edhe kopshtit janë duke shkrepur fotografi dhe ai u futet në mes për t’u fotografuar bashkë me ta.