Gjatë historisë shumë pak lojtarë kanë luajtur kanë luajtur te Real Madrid dhe Bayern Munich gjatë karrierës së tyre.

Deri tani vetëm shtatë lojtarë kanë pasur fatin të luajnë për këto dy skuadra dhe i fundit do të jetë James Rodriguez.

Kolumbiani sot zyrtarisht u largua nga Reali, për t’u huazuar për dy sezone në “Allianz Arena” nën urdhrat e Carlo Anccelottit.

Para tij në të dy këto skuadra kishin luajtur edhe Paul Breitner, Ze Roberto, Arjen Robben, Hamit Altintop, Toni Kroos dhe Xabi Alonso.

Prej këtyre shtatë lojtarëve, katër fillimisht kanë luajtur te Reali, ndërsa tre te Bayern Munich.