Njihuni me disa fakte psikologjike shumë interesante

Spread the love

Njihuni me disa fakte psikologjike shumë interesante që jo vetëm do t’iu japin një perspektivë më të qartë për mënyrën sesi ju e shihni botën, por ato gjithashtu do t’iu ndihmojnë të kuptoni më mirë njerëzit rrotull jush, transmeton Gazeta Monitor.

-Duhen vetëm 66 ditë për të formuar një zakon të ri.

-Kujtimi i momenteve realizohet më lehtë me sytë e mbyllur.

-Të duash idealin e krijuar për një person nuk është e njëjta gjë si të duash personin ashtu si ai është.

-Të shkruash ëndrrat e tua mund të të ndihmojë të jesh më afër realizimit.

-Krahasuar me ndjesitë e tjera, ndjesia e nuhatjes është e lidhur me kujtimet.

-Të jesh i aftë të mendosh për mënyrën sesi ne mendojmë është shenjë treguese e një inteligjence të lartë.

-Çdo mashkull ka 3 karaktere- atë që ekspozon, atë që vërtet kanë dhe atë që ata mendojnë se kanë.

-Të flasësh me zë të ulët dhe qartë ndërkohë që je në një diskutim tregon se je ti dominuesi.

-Gjëja më e rëndësishme për lumturinë e një fëmije janë familja dhe shokët e ngushtë.

-Njerëzit që janë mirënjohës mendohet të jenë më të lumtur.

-Njerëzit që kanë rënë në dashuri sillen njëjtë si njerëzit që kanë çrregullime mendore.

-Mënyra më efektive për të memorizuar është të bësh një pushim 10 minuta pas 30-35 minutash mësim.

-Njerëzit priren të formojnë lidhje emocionale më të fortë me njerëzit të cilët i shoqërojnë teksa këndojnë.

-Nëse shpenzon thjesht 10 minuta kohë duke shkruar shqetësimet që ke përpara provimeve, shanset janë më të mëdha për të marrë një notë më të lartë.

-Mungesa e gjumit rrit rrezikun për depresion.

-Njerëzit priren të marrin vendime më shpejtë kur ata kanë nevojë të shkojnë në tualet.


Spread the love