Rosemary Smith është bërë personi më i vjetër që drejton një makinë të Formula 1.

79-vjeçarja irlandeze ka shkatërruar steriotipet gjinore në botën e garave me makinë  për dekada të tëra. Smith fillimisht ka punuar si rrobaqepëse, por në vitin 1960 i dha një tjetër drejtim jetës së saj. Ishte një kliente që e bëri të merrte këtë vendim kur e ftoi që të bënin një shëtitje me makinë.

Ajo ka fituar çmmin e parë në vitin 1964 në Sunbeam Rapier, Circuit.

Tashmë Smith i ka habitur të gjithë më aftësitë e saj për ti dhënë një makine të Formula 1. 79-vjeçarja u ftua nga Renault në pistën “Paul Ricard” në Francë  ku u trajnua nga piloti Joylon Palmer.

Edhe pse me përvojë në gara, ajo u frikësua nga Renault, dhe kush nuk do të ishte?! Makina moderne F1 janë ndryshe nga çdo gjë tjetër në botë. Por Smith ia del shumë mirë që ti japë makinës.