Ky djalë nuk mundi t’i mbante lotët, kur njerka lexoi fjalët që kishte shkruar për të, ditën e martesës me babain e të voglit.

“Unë dua që të jesh i sigurt, të përpiqesh në maksimum dhe të jesh një njeri i mirë.”

Marinsi Joshua Newville u njoh me piloten Emily Leehan në një bazë të përbashkët ushtarake. Të dy ranë në dashuri, ndërsa ndodheshin në bazën McGuire-Dix-Lakehurstin në Nju Xhersi.

Leehan zhvilloi një marrëdhënie të veçantë me djalin e tij 4 – vjeçar, Gage.

Ndër zotimet e saj të martesës, ajo shprehet për thjeshtrin e saj: “Dhe unë mund të të mos kem dhënë dhuratën e jetës, por jeta me siguri më dha dhuratën tënde”.

T mobile In article [4]

Nëna e vërtetë e Gage ka një marrëdhënie të mirë me Leehan dhe nëpërmjet një komenti në Facebook shprehu vlerësimin që ka për të.

“Si nëna e tij, unë mund të them se ajo është një njerkë e mrekullueshme. Unë nuk mund të kisha zgjedhur dikë më të mirë. Gage është me fat që e ka dhe unë jam shumë mirënjohëse që mund t’i besoj asaj që të jetë atje kur unë nuk do të mundem!”

Newville dhe Leehan janë të dy në detyrë dhe nuk do të mund të shkojnë në muaj mjalti tani.

Leehan tha se shpreson që kur njerëzit të largohen nga dasma e tyre të kenë kuptuar që: “Një marrëdhënie pozitive është shumë e rëndësishme në jetën e një fëmije”.