Një vit më parë, një nxënës vrau në një qendër tregtare në Munih nëntë vetë. Këtë të shtunë u zhvillua një ceremoni përkujtimore për viktimat.

Më 22 korrik 2016, 18-vjeçari David S. vrau me armë nëntë vetë si dhe veten në qendrën tregtare Olimpia në Munih.

Në përvjetorin e parë të këtij krimi, këshilli i qytetit, qeveria dhe parlamenti i landit si dhe të afërmit e viktimave u mblodhën në një ceremoni përkujtimore. Në vendin e ngjarjes përballë qendrës tregtare u përurua një monument kushtuar viktimave.

Monumenti përkujtimor “Për ju” përbëhet nga një pemë gingkoje, e cila rrethohet nga një unazë çeliku dy metra të lartë. Në unazë janë vendosur nëntë gurë, me emrat dhe fotografitë e viktimave.

Përveç kryebashkiakut Dieter Reiter në ceremoni morën pjesë edhe kryeministri i landit Horst Seehofer dhe presidentja e parlamentit të landit Barbara Stamm. “Masakra një vit më parë goditi gjithë Bavarinë”, tha Seehofer.

Nga radhët e anëtarëve të viktimave foli i vëllait Armela Segashit, Arbnor Segashi. 14-vjeçarja Armela ishte e para e nëntë viktimave.

Sipas hetuesve i sëmuri mendor David S. kishte vite që përballej me dhunë psikologjike dhe lëndime personale. Po ashtu sipas hetimeve vepra e tij duhet të ketë pasur gjithashtu motive racore.

Në këtë konkluzion hetuesit kanë arritur pas analizës së chatit të dorësit.

Sipas hetimeve David S. i kishte planifikuar veprimet e tij sipas modelit të ekstremistëve të djathtë dhe i motivuar nga atentati masi i norvegjezit Anders Breivik.

Nxënësi e kreu veprën e tij në përvjetorin e pestë të veprës së Breivikut./dw.