Vetëm një vit më parë, Portugalia arriti të fitonte Kampionatin Europian dhe pas fitores, Ronaldo u mblodh me të tjerët në dhomat e zhveshjes dhe i argëtoi me ato që filloi të fliste.

Ai gjithashtu nuk harroi të përmendte as rivalin e tij të përjetshëm, Leo Messi.

Jam shumë i lumtur, e dini pse? Sepse ky do të jetë trofeu i vetëm që Lionel Messi nuk do ta fitojë dot kurrë. Të gjithë ju duhet të jeni krenarë që e fituat këtë trofe me Ronaldon”, tha mes të tjerash portugezi.