Një gjeneral marine i pensionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, William McRaven, ka zbuluar  një detyrë mëngjesi që e ka ndihmuar të jetë gjatë tërë ditës në rrugë të duhur gjatë orarit të punës.

61 vjeçari që ka publikuar librin “Ndreqeni Shtratin: Gjërat e Vogla Që Mund Ta Ndryshojnë Jetën Tuaj…Dhe Ndoshta Edhe Botën”, e që është bërë bestseller, thotë se pikërisht rregullimi i shtratit çdo mëngjes mund të jetë gjë e përsëritshme dhe e mërzitshme tek disa njerëz, por mund të shërbejë si një motivim i madh gjatë ditës.

“Ishte detyra ime e parë e ditës, dhe kur e bëja si duhet kishte rëndësi. Demonstronte disiplinën time”, shkruan McRaven.

“E shfaqte vëmendjen time për të detajizuar dhe tek e fundit shërbente si një përkujtues që kisha bërë diçka siç duhet, diçka me të cilën mund të krenohesha, pavarësisht sa e vogël ajo detyre të ketë qenë”.