Një vajzë në Prishtinë ka shkaktuar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes së saj.

Policia në dhomën e të dyshuarës ka gjetur dhe konfiskuar një kavanoz me një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Rastin e ka lajmëruar në Polici babai i saj. Të dyshuarës i është ofruar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit, pas intervistimit e njëjta është liruar në procedurë të rregullt.