Së shpejti do të dal në opinion me faktura që tregojnë se me para shtetërore ish ministri i bujqësisë Mihajlo Cvetkov dhe zëvendësi i tij kanë blerë kostume të shtrenjta të markave Hugo Boss dhe Bitziani në vlerë prej disa mijëra eurove, ka paralajmëruar ministri aktual Lupço Nikollovski, në një intervistë për televizionin Kanal 5. Ai ka paralajmëruar se këto skandale do të procesuohen përmes institucioneve dhe do të kërkohet përgjegjësi, transmeton Gazeta Lajm.
Cvetkov ishte ministër në qeverinë VMRO-BDI nga radhët e Partisë Socialiste të Lubisav Ivanov-Xingos.