Një grua 36-vjeçare e ka humbur jetën sot në mëngjes në një aksident midis një automobili dhe traktori në aksin Manastir – Kërçovë, në 200 metra nga dalja e fshatit Lopaticë drejt Demir Hisarit.

Siç njoftoi sot MPB-ja, aksidenti ka ndodhur në orën 04:05 midis automjetit të udhëtarëve marka “BMV” e drejtuar nga N.N. (37) nga fshati Zhurçe e Demir Hisarit dhe traktorit marka “IMT” i drejtuar nga M.Z. (41) gjithashtu nga fshati Zhurçe.

Nga aksidenti, për shkak të lëndimeve të rënda, M.M. (36) bashkudhëtar në traktor ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e përgjithshëm të Manastirit, ndërsa M.S.(14), M.V. (63) bashkudhëtar në traktor, si dhe shoferi M.Z. kanë marrë lëndime të rënda trupore, por janë jashtë rrezikut për jetë.

Bashkudhëtari në automjetin e udhëtarëve N.M. (29) gjithashtu ka marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi i “BMV”-së janë konstatuar lëndime trupore.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertizë nga ane Prokurorit publik dhe ekipit të ekspertizës nga SPB Manastir. Po punohet në ndriçimin e plotë të rastit.